Kronikë

Therje me thikë në Prizren

Descriptive Text

Një person është therur me thikë të mërkurën në mbrëmje në rrugën e “Jonit” në Prizren.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht viktimën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.