Nga tentimi për të djegur vetën te arrestimi nga Policia, biznesmeni kundërshton largpërçuesit

26 prill 2018 19:56

Në këtë pronë, Abduallah Bajra, pronar i fabrikës së ujit “Kika”, kishte planifikuar të ndërtojë një fabrikë tjetër.

kompania “Air Energy” i kishte kërkuar Bajrës që të lejojë që nëpër pronën e tij të vendosen lartpërçuesit e tensionit të lartë, raporton KTV.

Këtë Bajra nuk e kishte pranuar dhe rastin e kishte dërguar në Gjykatë, e cila vendosi në favor të kompanisë tjetër.

I revoltuar me këtë vendim, Bajra të enjten ka tentuar të vetëdigjet.

Ai është penguar nga Policia e Kosovës, e cila më pas e arrestoi bashkë me dy djemtë e tij.

Djemtë, pas intervistimit, u liruan por ndaj Bajrës është vendosur masa e ndalimit prej 48 orësh.

djalin Arbënorin, është i papranueshëm arrestimi i babait të tij.

Ai thotë se do të ankohen në Apel ndaj vendimit, pasi sipas tij, nuk është i drejtë.

Megjithatë, lartpërçuesit e tensionit të lartë janë vendosur në pronën e Bajrës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se Prokurori i Shtetit do ngritë kallëzim penal ndaj Bajrës për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mospërfillje të Gjykatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme