Kronikë

Pedofili arrestohet dhe dërgohet për mjekim në Psikiatri

Policia e Kosovës ka arrestuar e më pas e ka dërguar për mjekim personin e dyshimtë i cili më 23 të këtij muaji kishte ngacmuar seksualisht disa fëmijë në Parkun e Qytetit.

Këtë për Koha. net e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Polici, më 23.04.2018 në Stacionin Policor Qendra ne Prishtinë është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve te Parku i Qytetit.

Pas kësaj njësia e patrullës ka dalë në vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar dëshmitarët e rastit.

Policia pastaj e ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Prokurorin për të mitur dhe ka kontaktuar familjarët e të dyshuarit me ç’rast janë ngritur dyshimet se i sulmuesi ka dëmtime të shëndetit mendor.

Aktualisht i dyshuari është duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK dhe në bazë të raporteve mjekësore i dyshuari 59 vjeç ka probleme shëndetësore psikike.