Kronikë

Apeli konfirmon paraburgimin për gjashtë aktivistët e SKV-së

Descriptive Text

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj gjashtë aktivistëve të SKV-së, të arrestuar javën e kaluar gjatë një feste të organizuar në Parkun e Qytetit.

Në vendimin e Apelit theksohet se K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.