Kronikë

Një muaj paraburgim për tre persona për vjedhje të rëndë

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurve E.K. nga Prishtina, A.G. nga Drenasi dhe A.K. nga fshati Obrançë i Podujevës, për dyshimin për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Masa e paraburgimit llogaritet nga koha e arrestimit, prej datës 19.04. 2018.

Tre të dyshuarit, më datën 6 janar të vitit 2018, me forcë kishin marrë pasuri të luajtshme nga B.K.. Ata i ishin afruar automjetit me targa zvicerane dhe me forcë kishin thyer xhamin për të marrë sende në vlerë prej 2200 eurosh, një letërnjoftim, patentë shoferi të Kosovës, kartelat e bankës, kuletën e punës, kartelën e sigurimit dhe pronën e të dëmtuarës me iniciale F.K., sipas njoftimit të policisë.

Me këtë rast, të dyshuarit kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke marrë parasysh peshën dhe natyrën e veprës, Gjykata ka vendosur se të njëjtit mund të përsërisin veprën andaj ka caktuar masën e paraburgimit.