Kapen në flagrancë katër shtetas shqiptarë, deshën t’i shesin policit 112 kg drogë

Kapen në flagrancë katër shtetas shqiptarë, deshën t’i shesin policit 112 kg drogë

23 prill 2018 20:52

Katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan kur një sasi prej 112 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të antidrogës së Komotinisë në Greqinë verilindore, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Shtetasit shqiptarë tentuan t’ia shesin drogën një polici të maskuar si trafikant.

Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e antidrogës, duke kryer arrestimin.

Të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme