Kronikë

Rrahje për borxh në Suharekë

Descriptive Text

Raportohet se dy të dyshuar në Suharekë (njëri i mitur), pas një mosmarrëveshje për pagesë të një borxhi, ku ka pasur edhe një të shtënë me armë zjarri-revole në ajër, kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit e përdorur me 9 fishekë kal. 7. 62 mm, si dhe një gëzhojë.

Me vendimin e prokurorit i dyshuari i mitur ndalet në Qendrën e Mbajtjes në kohëzgjatje prej 24 orëve ndërsa i dyshuari i dytë lirohet nga stacioni policor.