Kronikë

Dy të mitur kapen duke vjedhur kabllo të rrymës në “Kosova A”

Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur pasi ishin kapur duke vjedhur kabllo të rrymës në T.C “Kosova A” në Obiliq.

Siç raporton policia, dy persona tjerë të cilët janë identifikuar nga ta, janë në arrati, transmeton Koha.net.

Kabllot e rrymës të cilat ishin vjedhur janë sekuestruar nga policia, ndërsa pas intervistimit të dy të miturve, në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit ata janë liruar nga stacioni policor.