Kronikë

Pas përleshjes, dy të arrestuar në Suharekë

Descriptive Text

Dje në fshatin Studençan të Suharekës, pas një përleshjeje me një qytetar janë arrestuar persona të përfshirë në incident, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 19:14 minuta në fshatin Studençan, Suharekë, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me lëndim trupor.

Sipas raporteve hetimore dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë përleshjes është përdor një pistoletë 9mm dhe është shkrehur një fishek por pa e lënduar askënd, ndërkaq dyshohet se viktima është lënduar me qytën (dorëzën) e armës, të cilën, disa dëshmitarë ia largojnë nga dora e më pas ia dorëzojnë policisë me një karikator me 9 fishekë.

Ekipe kompetente policore kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe i kanë arrestuar të dyshuarit. Pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit njëri nga prej tyre ndalët në masën e arrestit policor.

Viktima, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare në Suharekë, udhëzohet për në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.