Kronikë

Digjet një veturë në veri

Descriptive Text

Një veturë e markës Shkoda, me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Beogradit është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të Kosovapress, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.

Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që personit të njëjtë po i digjet vetura.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Ende nuk dihet autori i incidentit.