Policia në Shqipëri arreston dy shtetas turq

Policia në Shqipëri arreston dy shtetas turq

22 prill 2018 17:31

Policia Kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas të Shqipërisë ka arrestuar një çift nga Turqia të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë njofton se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të lindur dhe banues në Turqi.

“Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia”, thuhet në njoftim.

Në muajt e fundit janë arrestuar në Shqipëri disa shtetas turq të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme