Kronikë

Operacioni “Koria” kap në Lushnje 1.3 kg kanabis dhe 8550 fara

Një 37-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij iu gjetën 1.3 kilogramë kanabis sativa, 8550 fara kanabis, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete. Në kuadër të operacionit “Koria”, u bë arrestimi i shtetasi Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje.

Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 8550 fara bime të dyshuara kanabis sativa, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”.