Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kamenicë Foto: Ilustrim

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kamenicë

22 prill 2018 11:13

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ka njoftuar se dje në fshatin Karaqevë të Kamenicës, është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Në raport thuhet se një person e ka vërejtur këtë mjet në fushën e tij, dhe ka lajmëruar policinë.

Njësitë përkatëse të policisë kanë bërë sigurimin e vendit ndërsa njësitet për dominim i FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë menjëherë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme