Kronikë

Arrestohen katër persona për vjedhje në tentativë, i pesti arratiset

Mbrëmë në fshatin Strazhë, Novobërdë, policia ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të vjedhin në një depo.

Policia gjatë kontrollit në veturën e tyre, ka sekuestruar një pistoletë, një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëza.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset.