Kronikë

Shpërthimi në veri ka ndodhur gjatë ditës, por është raportuar në mbrëmje

Foto: Fonet

22:14 - Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka thënë për KosovaPress se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Hoti bëri të ditur se me gjasë shpërthimi ka ndodh rreth orës 11:00 të ditës së sotme, por është raportuar se ka ndodhur në 20:40 dhe Policia është duke e hetuar pse rasti është raportuar me vonesë.

Në shpërthimin që ka ndodhur sot në restorantin “Simonida” nuk ka të lënduar.

Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq dhe afër tij është edhe një pompë e benzinës.

Nuk ka të lënduar veç dëmeve të vogla materiale brenda në restorant.


Shpërthim në një restorant në veri

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në restorantin “Simonida”.

Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndërsa afër tij është edhe një pompë e benzinës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, e ka konfirmuar rastin ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga shpërthimi.