Kronikë

Pëson sulm në zemër, vdes kosovari në autobus për në Shqipëri

Descriptive Text

Një shtetas i Kosovës ka gjetur vdekjen ndërsa ishte rrugës për në Shqipëri, ku do të kalonte një fundjavë pushimi në jug të vendit.

Policia bën të ditur, se 56-vjeçari me banim në Prishtinë dhe me inicialet N.F, ka gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme në autobusin e linjës nga Prishtina për në Sarandë. Ai u konstatua i vdekur në autostradë në Fan të Mirditës, raportojnë mediat në Tiranë.

Nga veprimet e kryera nga policia rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, infarkti kardiak. Materialet procedurale të policisë për këtë rast, u referuan në Prokurorinë e Lezhës për vdekje natyrale.