I vjedhin çantën me 160 euro dhe dokumente Foto: Ilustrim

I vjedhin çantën me 160 euro dhe dokumente

21 prill 2018 11:56

Në rrugën “Llolla Ribar”, në veri të Mitrovicës, është raportuar për një vjedhje.

Policia thotë se një burrë K/Serb, ka raportuar në polici se i është vjedhur çanta nga disa persona të panjohur, që kishin hyrë në dyqanin e tij.

Ai ka raportuar se në çantë kishte edhe një shumë parash prej 160 euro, gjithashtu edhe dokumentet personale.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësitet policore vazhdojnë me hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme