Kabllo elektrike shkakton zjarr në një garazh, digjet edhe vetura Foto: Ilustrim

Kabllo elektrike shkakton zjarr në një garazh, digjet edhe vetura

21 prill 2018 11:39

Në fshatin Dejme të Rahovecit, një pronarit i është djegur vetura të cilën e kishte parkuar në garazh.

“Është përfshirë nga zjarri një garazh, pronë e një mashkulli K/Shqiptar. Si pasojë, është djegur edhe vetura e cila ishte parkuar aty”, njofton policia.

Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një kabllo elektrike. Nuk raportohet për të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme