Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane në Livorno të Italisë ka çuar në arrestimin e 9 personave.

Të arrestuarit janë shqiptarë, tunizianë dhe italianë, transmeton abcnews njoftimet. Ata akuzohet se bënin pjesë në një grup kriminal prej 14 personash, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Livorno dhe Pisa.

Hetimet për këtë bandë kriminale u zhvilluan mes autoriteteve në Livorno, Pisa dhe Pistoia, si dhe oficerëve të krimit në Firence.

Nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar dhe pritet që mediat italiane të përcjellin detaje të tjera në orët në vijim.