Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë dënohet në Prizren me burgim e me para

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale B.D. nga Kukësi. Shqipërisë, njofton kumtesa .

Gjykata i shqiptoi dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16.01.2018 dhe dënimin me gjobë në lartësi prej 6.000 (gjashtëmijë)euro, transmeton Koha.net .

Aktvendimi u mor për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe dhe veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

E akuzuara me iniciale A.V lirohet nga akuza.

Të akuzuarit B.D. i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarës A.V. i ndërpritet paraburgimi.