Kronikë

Policia kërkon ndihmë për të gjetur një person të zhdukur

Policia e Kosovës, njofton se më datë 25.01.2018, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Policia thotë se qysh nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Besim Berishën, i nacionaliteti Rom, i lindur në vitin 1975, banues në fshatin Dobrajë e vogël , komuna e Lipjanit.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në numrin 044-506091 ose në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.