Kronikë

Sulm me thikë e sëpatë në Pejë

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dy meshkuj dhe një femër në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një thikë dhe një sëpatë që dyshohet se janë përdorur në këtë sulm.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.