Aksident trafiku në autostradë në Lebanë, lëndohen nëntë persona Foto: Koha / ilustrim

Aksident trafiku në autostradë në Lebanë, lëndohen nëntë persona

17 prill 2018 21:05

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinë, të lënduar kanë mbetur nëntë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës Prishtinë-Besi rreth orës 17:25.

“Policia ka pranuar një informatë për një aksident me lëndime trupore në hyrje të autostradës në fshatin Lebanë, ku të përfshira janë dy automjete. Sipas informatave fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime kane marr nëntë persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë Hoxha, raporton Koha.net.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë apel tek pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe e tjerëve varet në masë të madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave në trafik nga vetë drejtuesit e automjeteve.

“Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore në funksion të parandalimit të aksidenteve”, tha Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme