Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Fushe Kosovë

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, dje kanë arrit që në bashkëpunim më njësitet e stacionit të Vushtrrisë, të ndalojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Peronat e dyshuar janë ndaluar, derisa po udhëtonin me një veturë të tipit Golf (karavan), në drejtim të Mitrovicës.

Në automjetin me të cilin po udhëtonin peronat e dyshuar policia ka arritur të gjej dhe konfiskoj një revole si dhe gjësende që janë raportuar të vjedhura (të cilat ju janë kthyer pronarëve).

Image

Po ashtu nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura e cila po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e dyshuar M. K., mashkull, 19 vjeç si dhe B. S., mashkull, 23 vjeç, shtetas të Kosovës, me urdhëresë të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve, pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve që kohëve të fundit janë raportuar në polici.