Gjashtë muaj burgim ose 2500 euro gjobë për mossiguri në punë

Gjashtë muaj burgim ose 2500 euro gjobë për mossiguri në punë

12 prill 2018 15:27

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.S. nga fshati Mushtishtë, Komuna e Suharekës.

Ai është shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 368 parag. 5 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Gjyqtari gjykues duke aprovuar pëlqimin e të akuzuarit për zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë, në bazë të nenit 47 të KP, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i zëvendëson në dënimin me gjobë në shumën prej 2.500 euro.

Ai më 20.09.2016 rrethe orës 17:30 minuta në Prizren, si pronar i firmës “Mejdi Salihu B.I.”, nuk ndërmerr masa për sigurinë e punëtorit që është në kundërshtim me ligjin për siguri dhe shëndet të punës. Gjatë punimeve në kushte të tilla punëtori B.K. bie nga lartësia prej 7 metra duke pësuar lëndime të rënda trupore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme