Pejani arrestohet në Beograd Foto: Ilustrim

Pejani arrestohet në Beograd

12 prill 2018 08:55

Në kryeqytetit e Serbisë, në Beograd, është arrestuar pejani M.B. (1978) pasi që policia në Beograd kishe gjetur dy kilogramë heroinë. M.B. është arrestuar bashkë me novipazarasin N.E. (1984) për shkak të prodhimit të autorizuar dhe vënies në qarkullim të narkotikëve, ka kumtuar MPB e Serbisë, transmeton Koha.net .

Sipas policisë serbe, dyshohet se M.B. dhe N.E. në një periudhë të gjatë kohore kanë shpërndarë heroinë të cilësisë së lartë nëpër Serbi e më së shumti në territorin Beogradit.

Atyre u është caktuar mbajtja 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme