U kapën me heroinë e kokainë 2 mln funte, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg

U kapën me heroinë e kokainë 2 mln funte, katër shqiptarë dënohen me 67 vite burg

11 prill 2018 21:03

Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë funte të destinuara për tregun vendas.

Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë funte të destinuara për tregun vendas. Hetimet filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar. Autoritetet britanike deklarojnë se droga me vlerë prej më shumë se 2 milionë funte është hequr nga rrugët e Londrës.

Të dënuarit:

Valjet Pepaj 28 vjeç nga Shqipëria u dënua me 27 vite burg

Edi Vyzaj 30 vjeç nga Shqipëria u dënua me 18 vite burg

Gafur Salihi 47 vjeç nga Maqedonia u dënua me 22 vite burg

Bastri Nuhi 39 vjeç nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burgim

Ndërsa në fund të vitit të kaluar po në Britaninë e Madhe janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë dhe një irakian po për trafik të kokainës dhe heroinës.

Rezart Pepaj 25 vjeçar nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017

Yassir Thamer 32 vjeç nga Iraku u dënua me 6 vite burg në 2017

Lajdon Vengo 29 vjeç nga Shqipëria u dënua me 7 vite burg në 2017

Komentet

Shto koment

Të ngjashme