Goditet nga vinçi në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Goditet nga vinçi në Mitrovicë

11 prill 2018 09:44

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes nga një vinç i cili ishte shkëputur nga kati i tretë.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime derisa po punonte në ndërtimin e një shtëpie në fshatin Vaganicë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku gjendja e tije është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i vinçit pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, rasti në hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme