Kronikë

Katër të arrestuar për tentim vrasje në Vushtrri

Foto: Koha / Ilustrim

Katër persona, dy prej të cilëve të mitur, janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë sulmuar dy persona tjerë.

Njëri nga viktimat është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetrit i janë shkaktuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri nga ta pas marrjes se tretmanit është liruar. Në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri 8mm, me një karikatorë të zbrazët e cila dyshohet se është përdorë në rast”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit e moshës se mitur dërgohen në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar.