I mituri i vrarë sot në Suharekë, nipi i kryetarit të Komunës

10 prill 2018 23:23

Një 17 vjeçar është therur me thikë për vdekje, sot gjatë ditës në qytetin e Suharekës.

Një tjetër i mitur është plagosur në rastin që ndodhi tek stacioni i autobusëve. Ende nuk dihen arsyet që quan tek ky incident. Viktima është nip i kryetarit, Bali Muharremaj, raporton KTV.

Stacioni i autobusëve në Suharekë është shndërruar në vend tragjik këtë të martë.
Si rezultat i përleshjes mes 5 të miturve, 2 prej tyre kanë përfunduar me plagë të shkaktuara nga thika.

Njëri prej tyre, nuk u ka mbijetuar plagëve.

B.M, 17 vjeç nga fshati Gjinovc i Suharekës, është djali i vëllait të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj.

Familjarët e 17 vjeçarit që humbi jetën në rrethana tragjike, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për KTV-në. Megjithatë, atë kanë thënë se nuk e dinë si ka mbërritur deri tek ndodhia, dhe presin që institucione të thonë fjalën e tyre.

I mituri tjetër që ka pësuar në këtë rast, gjithashtu i afërm i viktimës, nga ajo që i ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Emergjente, është jashtë rrezikut për jetë.

3 të miturit e të dyshuar për rastin, janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Prizren për intervistim, e gjithashtu është sekuestruar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vrasja.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë televizionit se të njëjtit kanë pasur edhe më herët probleme mes vete, por që ende nuk dihet arsyeja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme