Kronikë

Vetura bie në lumin “Janjevka”

Para pak minutash, në lumin “Janjevka” në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit, ka rrëshqitur një veturë e tipit Wolkswagen, njofton gazetari i “Kohës Ditore” nga regjioni i Ferizajt.

Pronari i veturës, Valon Krasniqi, banor në rrugën “Afrim Zhitia”, në fshatin Konjuh, ka thënë se nuk ka mundur ta përshtatë shpejtësinë gjatë lëvizjes, mirëpo fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

“Isha duke e pastruar xhamin e makinës i cili më është mjegulluar gjatë lëvizjes dhe më pastaj nuk kam parë asgjë. Vetura ka rënë në lumë dhe kam dalë prej saj pa u lënduar”, ka thënë Krasniqi.

{gallery}