Kronikë

Sekuestrohen armë në veri të Mitrovicës

Gjatë kontrollit në banesën e një serbi në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike me 270 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Përveç pushkëve PK-ja ka gjetur edhe katër bateri për radiolidhje, një antenë të dorës për radiolidhje, dy mbajtëse karikatorësh dhe dy këmisha antiplumb.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.