Kronikë

Autori i vrasjes, gjirokastrite, ekstradohet nga SHBA pas 21 vitesh

Descriptive Text

Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Personi i ekstraduar është Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.