Kronikë

Videoja e vjedhjes së një kulete në Prishtinë

Në një video e cila ka arritur në redaksinë e portalit Koha.net, shihet momenti i një vjedhje që ka ndodhur në një lokal afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Pronari i kuletës së vjedhur ka thënë për portalin se me publikimin e videos dëshiron të gjejë dokumentet personale që kishte në të.

“Kjo video gjithashtu le të shërbej për vetëdijesimin e tjerëve që mos t’ju ndodh atyre një vjedhje e tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vjedhja ka ndodhur më 29 mars në lokalin “Aurora” afër Ministrisë së Arsimit.

Portali Koha.net ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, por zyra për informim ka njoftuar se më 29 mars PK-ja nuk ka marrë asnjë raportim për vjedhje në këtë lokal.