Kronikë

Mbi 1 mijë gjoba të trafikut për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shpërndarë gjithsej 1 mijë e 227 tiketa të trafikut.

Sipas raportit policor në Kosovë dje kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente, prej tyre një me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 23 pa të lënduar.

Arrestime janë bërë gjithsej 15, në mbajtje janë dërguar 6 persona, kurse në vuajte të dënimit 5 persona.