Kronikë

Vdes 77-vjeçi, dyshohet se kërceu nga një banesë në Skenderaj

Një person 77-vjeç me iniciale B.Th, ka humbur jetë sot në Skenderaj, si pasojë e rënies nga një banesë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja tragjike ka ndodhur në ora 18:00.

“Një i moshuar rreth moshës 77 vjeçare ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga katet e larta të një banesë në Skenderaj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa njësitë relevante policore po merren me rastin”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të dituri që dyshimet e para janë ngritur se viktima B.Th 77 vjeçar, të ketë kërcyer nga kati i shtatë i banesës.

“Hetuesit Policor janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë te rrethanave të këtij rasti, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti po hetohet si vetëvrasje”, ka thënë Zahiti.