Kronikë

“Syri i popullit”, dështon seanca fillestare për 10 të akuzuarit për terrorizëm

Sadri Ramabaja, Avni Llumnica e Murat Jashari të prangosur u sollën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Por, Murat Jashari, që u pa për herë të parë që nga atentati ndaj avokatit Azem Vllasi, sipas avokates së tij, nuk duhet të ftohet për seancën e ardhshme. 

Një kërkesë të tillë e kundërshtoi prokurori, Sylë Hoxha.

Gjyqtarja e rastit, Naime Krasniqi-Jashanica, refuzoi kërkesën e avokates së Jasharit, por kjo e fundit insiston se klienti i tij nuk ka aftësi për të kuptuar atë që ndodh në seancë, e një kërkesë e tillë mbështetet edhe nga kolegët e saj.

Seanca fillestare për të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, dështoi në mungesë të të akuzuarit, Bajrush Konjusha, derisa seanca e ardhshme u caktua për 11 prill.

Pjesë e aktakuzës së ngritur një muaj më herët nga Prokuroria Speciale, janë gjithsej 10 persona që akuzohen për vepra të ndryshme, përfshirë përgatitjen e veprave terroriste, hakmarrje e hakmarrje në ndihmë dhe të tjera.