Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të Shkollës Ekonomike në Prishtinë për përdorim të narkotikëve.
Personat e arrestuar janë: V.B, femër , 18 vjeç, shtetase e Kosovës, V. D, femër, 17 vjeç, shtetase e Kosovës dhe F. Xh, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Kosovës.
Të njëjtit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (2018), në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë iniciuar 10 raste “Blerje, posedim ,shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe 72 raste “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
-
28 mars 2018 17:06
-
Shpërndaje në: