Kronikë

Sulmon ish-bashkëshorten, arrestohet

Një person është arrestuar në Viti pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit nga policia, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.