Kronikë

Rrahje e gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar që të gjuajë me armë zjarri ndaj pesë personave, të cilët e kishin sulmuar.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, në rrugën “Hajrullah Zymi” të Fushë Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe tri gëzhoja.

Si pasojë e sulmit, i lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.