Kronikë

Sprej në shkollën e Batllavës, pesë të lënduar

Policia e Kosovës konfirmon se në shkollën fillore në Batllavë është hedhur sprej. Sipas Policisë nga hedhja e sprejit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Batllavë, saktësisht në një shkollë nga një person është përdorur një sprej, nga i cili tretman mjekësor kanë kërkuar 5 persona. Dyshohet se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave. Njësitet policore po merren me rastin”, tha për KP zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.