Me veturë goditi për vdekje një fëmijë, u dënua më 2 vjet burgim Foto: Koha / ilustrim

Me veturë goditi për vdekje një fëmijë, u dënua më 2 vjet burgim

20 mars 2018 11:29

Gjykata Themelore në Gjilan i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim të akuzuarin L.L.

Me datën 22 shkurt 2018 i akuzuari L.L. gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan - Prishtinë, nuk i është përshtatur rregullave të komunikacionit, për pasojë ka goditur fëmijën E. B., i cili nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetojë.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 (tre) vite pas përfundimit të dënimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

MicSok22/03/2018 11:42

Qfare qjyqi eshte kjo dhe qfare denimi per vrasje?? Kjo eshte vrasje per person i cili eshte i eger dhe nuk ka kurefare te drejte te jete mbas timonit. Denimi per vrasje ne komunikacion duhet te kete kohezgjatje me burgim per jete. Do te doja ti pyes keta gjyqetare nese ky femije do te ishte i tyre. Largoni nga perdorimi i makinave ne komunikacion keta njerez te eger. Apo ndoshta kjo s'mund te ndodhe sepse institucionet shteterore per momentin po udhehiqen nga vet egersirat njerezore. Rrofte drejtesia kur te arije.

Shto koment

Të ngjashme