Kronikë

Arrestohen dy ndërtues për uzurpim prone në Gjilan

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar për veprën “punime ndërtimore të kundërligjshme/uzurpim prone”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit dyshohet se gjatë ndërtimit të një objekti, kanë keqpërdorur lejen ndërtimore duke tejkaluar sipërfaqen e paraparë në projekt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.