Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte Foto ilustrim

Serbi nga Klina shkon në Polici për t’u informuar për vjedhjen, arrestohet për krime lufte

19 mars 2018 22:41

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot pasdite një serb në komunën e Klinës.

Milorad Zajiq u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur, raporton KTV.

Pas arrestimit në Klinë ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.

Zajiq ishte kthyer së fundi në Kosovë nga Serbia dhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostiq ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Bashkim Krasniqi gjermani20/03/2018 15:55

Mir ja kane bo

Shto koment

Të ngjashme