Vdekje e dyshimtë e një 55-vjeçari në Mramor Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë e një 55-vjeçari në Mramor

19 mars 2018 15:33

Në orët e para të mëngjesit, është gjetur trupi i pajetë i një 55-vjeçari në fshatin Mramor.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Mramor. Bëhet fjalë për viktimën I.G. 55 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka treguar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme