Vrasja në Obiliq dyshohet të ketë qenë aksidentale Foto: Ilustrim

Vrasja në Obiliq dyshohet të ketë qenë aksidentale

18 mars 2018 10:53

Vrasja e së shtunës në fshatin Babimoc të Obiliqit, sipas dëshmitarëve, ka qenë aksidentale.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh ku ka dhënë edhe detajet tjera të rastit.

Një person është arrestuar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me tre fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme