Kronikë

Dritaret i bien në kokë për shkak të erës së fortë, vdes 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi dritaret ka rënë mbi të për shkak të erës së fortë, që në disa zona ka arritur deri në 102 kilometra në orë sipas Meteoalbit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës. Dritaret ka rënë nga një pallat si pasojë e fuqisë së erës dhe fatkeqësisht 67-vjeçari ishte duke kaluar në rrugën poshtë saj.

Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.