Vritet një 35 vjeçar në Obiliq, arrestohet një i dyshuar Foto: Koha / ilustrim

Vritet një 35 vjeçar në Obiliq, arrestohet një i dyshuar

17 mars 2018 17:16

Rreth orës 14:00, Policia ka marrë informatën se një person, rreth 35 vjeç, me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete, është pranuar në QKUK Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Kësisoj, nga informacionet e para që ka siguruar policia, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit. Një person, me inicialet F. T 1991, është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti”, ka thënë Ahmeti për KTV-në.

Policia po vazhdon hetimet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme