I digjet stalla në Ferizaj, i ngordhin 4 lopë Foto: Ilustrim

I digjet stalla në Ferizaj, i ngordhin 4 lopë

17 mars 2018 09:27

Në fshatin Saraisht të Ferizajt, një personi i kanë ngordhur katër lopë pasi stalla e tij e kafshëve është përfshirë nga flakët në rrethana të panjohura.

Siç thuhet në raportin e policisë, përveç katër lopëve të ngordhura janë lënduar edhe disa tjera.

Njësit relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme