Kronikë

Katër të arrestuar për posedim narkotikësh në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 865 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

Përveç drogës policia ka konfiskuar edhe një makinë që dyshohet se është përdorur për paketimin e substancave narkotike, një armë gjuetie me 30 copë fishekë, një kompjuter (llap-top), 10 telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.